Instituti IRPOC

INSTITUTE FOR RESEARCH AND PREVENTION OF ORGANIZED CRIME – IRPOC është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe jopolitike. Instituti IRPOC ka për qëllim që gjatë ushtrimit të veprimtarisë të saj të merret me hulumtimin, parandalimin, analizimin, sensibilizimin dhe edukimin e shoqërisë në raport me të gjitha format e krimit e në veçanti me krimin e organizuar.

Për Ne ...

Misioni

Misioni i Institutit IRPOC është angazhimi në dhënien e kontributit lidhur me hulumtimin dhe parandalimin e krimit në përgjithësi dhe formave të krimit të organizuar në veçanti. Në këtë rrafsh, IRPOC përmes hulumtimit, analizimit, trajnimeve, avokimit dhe fushatave të ndryshme ndërgjegjësuese ka për mision të ndikojë në ngritjen e vetëdijesimit shoqëror, me theks të veçantë, tek fëmijët dhe të rinjtë.

Vizioni

Ngritja e vetëdijesimit shoqëror për identifikimin dhe raportimin e dukurive kriminale tek institucionet përkatëse. Bashkëpunimi i qytetarëve ndërmjet trekëndëshit polici – prokurori – gjykata është më se i domosdoshëm për një shtet demokratik.

Institute for Research and Prevention of Organized Crime – IRPOC, në bashkëpunim me SHMFU “Pjetër Bogdani“, organizoi dy ligjërata me temat – “Parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve“ dhe “Kequshyerja“.

Qëlllimi i këtyre ligjëratave ishte  ngritja e vetëdijësimit tek nxënësit nga klasat 6-9, për rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të konflikteve dhe për [...]

Institute for Research and Prevention of Organized Crime – IRPOC në bashkëpunim me SHMFU “Elena Gjika” në Prishtinë, organizoi dy ligjërata me temat – “Parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve” dhe “Kequshqyerja“.

Qëlllimi i këtyre ligjëratave ishte  ngritja e vetëdijësimit tek nxënësit e klasave të 8-ta dhe 9-ta për rëndësinë e parandalimit dhe [...]