Institute for Research and Prevention of Organized Crime – IRPOC, në bashkëpunim me SHMFU “Pjetër Bogdani“, organizoi dy ligjërata me temat – “Parandalimi dhe menaxhimi i konflikteve“ dhe “Kequshyerja“.

Qëlllimi i këtyre ligjëratave ishte  ngritja e vetëdijësimit tek nxënësit nga klasat 6-9, për rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të konflikteve dhe për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm.

Gjatë ligjëratës për “Parandalimin dhe menaxhimin e konflikteve” nxënësit patën rastin të fitojn njohuri më të thella për nocionin e termit konflikt, llojet e konflikteve, mënyrat për të zgjidhur konfliktet dhe në fund janë laboruar disa dispozita nga Kodi i Drejtësisë për të Miturë.

Ndërsa, në ligjëratën për “Kequshqyerje” nxënësit u njoftuan për kequshqyerjen tek fëmijët, llojet e kequshqyerjes, mbiushqyerja, shenjat e kequshqyerjes, se si duhet të trajtohet kequshqyerja, si diagnostifikohet kequshqyerja, roli i shkollës, DIETA dhe çrregullimi i ngrënjës.

Në fund të secilës ligjëratë, nxënësit patën rastin të diskutojn dhe të shtrojnë pyetje për temat e ligjëratave.

 

Instituti IRPOC do të vazhdoj mbajtjen e ligjëratave edhe në temat të tjera të cilat ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e dukurive të tjera negative.