INSTITUTE FOR RESEARCH AND PREVENTION OF ORGANIZED CRIME
IRPOC është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe jopolitike. Instituti IRPOC ka për qëllim që gjatë ushtrimit të veprimtarisë të saj të merret me hulumtimin, parandalimin, analizimin, sensibilizimin dhe edukimin e shoqërisë në raport me të gjitha format e krimit e në veçanti me krimin e organizuar. IRPOC është organizatë joqeveritare e regjistruar në bazë të nenit 22 Ligjit Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Departamenti për Regjistrimin e Organizatave Joqeveritare.
MISIONI
Misioni i Institutit IRPOC është angazhimi në dhënien e kontributit lidhur me hulumtimin dhe parandalimin e krimit në përgjithësi dhe formave të krimit të organizuar në veçanti. Në këtë rrafsh, IRPOC përmes hulumtimit, analizimit, trajnimeve, avokimit dhe fushatave të ndryshme ndërgjegjësuese ka për mision të ndikojë në ngritjen e vetëdijesimit shoqëror, me theks të veçantë, tek fëmijët dhe të rinjtë.