- Bordi Drejtues
- Drejtori Ekzekutiv
- Departamenti për hartimin e projekteve dhe akteve juridike
- Departamenti për zbatimin e projekteve
- Departamenti i financave
Sipas Statutit të Institutit IRPOC organi më i lartë ekzekutiv është Bordi Drejtues i cili zgjedh Drejtorin Ekzekutiv për një mandate 4 (katër) vjeçar me të drejtë rizgjedhje.
Bordi Drejtues i Instituti IRPOC për Drejtor Ekzekutiv ka zgjedhur Zj. Olsa Gashi Halili.
Instituti IRPOC me qëllim të efikasitetit punën e saj e ka organizuar në dy departamente. Departamentin për hartimin e projekteve dhe akteve juridike, Departamentin për zbatimin e projekteve dhe Departamenti i financave
përbëhet nga profesorë universitar, ekspert dhe profesionist të dëshmuar në fushat të cilat ndërlidhen ngushtë me natyrën e projekteve dhe akteve juridike. Detyrat dhe përgjegjësit kryesore të këtij departamenti janë:
- hartimi i projekteve sipas kërkesave dhe rekomandimeve të Institutit;
- zhvillimi i udhëzimeve për zbatimin korrekt të këtyre projekteve;
- këshilla juridike;
- draftimi dhe hartimi i rregulloreve të brendshme;
- hartimi i kontratave për bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të brendshëm;
- përgatitja e procesverbaleve të mbledhjeve etj.
përbëhet nga një personel profesional dhe i përgjegjshëm për menaxhimin dhe realizmin praktik të projekteve duke filluar:
- nga përpilimi i planeve të detajuara;
- mbikëqyrja e progresit të projektit, komunikimi i rregullt me palët e interesit;
- menaxhimi i kërkesave për ndryshime eventual të projektit dhe integrimi i këtyre ndryshimeve në planin e projektit pa cenuar objektivat kryesore;
- raportimi i rregullt mbi statusin dhe progresin e projektit;
- sfidat dhe rreziqet potenciale, nga faza e planifikimit deri në përfundimin e tyre.
Ky departament në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin për hartimin e projekteve dhe akteve juridike punojnë në drejtim të sigurimit të kushteve që projektet, aktivitetet e ndryshme, trajnimet, konferencat, kampanjat sensibilizuese etj, të realizohen me sukses brenda afateve kohore dhe brenda kornizave buxhetore.
përbëhet nga profesionist të fushës ekonomike. Ky departament është përgjegjës të mbikëqyrë dhe të menaxhoj të gjitha aktiviteteve të cilat ndërlidhen me financat e organizatës. Detyrat dhe përgjegjësit e këtij departamenti janë si në vijim:
- hartimi dhe prezantimi i raporteve financiare të Institutit, bilancet;
- përgatitja e buxhetit të detajuar për realizmin e projekteve;
- monitorimi i performancës në krahasim me buxhetin e planifikuar;
- regjistrimi dhe mbikëqyrja e transaksioneve financiare;
- sigurimi që të gjitha aktivitetet e financave janë në përputhje me rregulloret e zbatueshme ligjore dhe me standardet e kontabilitetit;
- organizimi dhe mbështetja e auditimeve të brendshme dhe të jashtme;
- planifikimi dhe raportimi i taksave, duke siguruar që Instituti është në përputhje me ligjet tatimore etj.