EDUKIM / TRAJNIM
Edukimi – trajnimi janë dy prej komponentëve më kryesore të Institutit IRPOC dhe të cilët janë pjesë thelbësore të zhvillimit personal dhe profesional të individëve si dhe të avancimit të shoqërisë në tërësi. Aktiviteti edukimi përmes trajnimit është një metodë e rëndësishme për të zhvilluar aftësi të veçanta dhe për të përmirësuar kompetencat e individëve në një kontekst praktik. Programet e trajnimit të cilat i ofron Instituti IRPOC kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe sensibilizimin e tyre në raport me dukurit negative me theks të veçantë në raport me format e krimit të organizuar.
HULUMTIM DHE ANALIZA
Hulumtimi dhe analiza janë aktivitete të cilat merren me mbledhjen, vlerësimin dhe interpretimin e të dhënave për të arritur përfundime të besueshme për një çështje të caktuar. Në Institutin IRPOC hulumtimi është proces i gjetjes së informacionit të ri ose i vërtetimit të informacionit ekzistues lidhur me dukurit negative, ndërsa, analiza përfshin shqyrtimin e detajuar të të dhënave për të nxjerrë fakte dhe argumente për këto dukuri. Instituti IRPOC në bazë të hulumtimit dhe analizës përgatit raporte të cilat do të pasqyrojnë gjendjen reale të kriminalitetit në vend në njërën anë dhe punën e institucioneve shtetërore për të parandaluar dhe luftuar këto dukuri negative në anën tjetër. Në epokën moderne, hulumtimi dhe analiza kanë marrë përmasa të reja për shkak të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë.
BARAZI GJINORE
Barazia gjinore është një tjetër aktivitet në kuadër të Institutit IRPOC i cili kërkon vëmendje dhe përkushtim. Ky aktivitet ndërlidhet ngushtë me trajnime dhe programe edukuese që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë për mos diskriminim gjinor. Barazia gjinore është një objektiv globale ku sfidat dhe sukseset e saj ndryshojnë varësisht prej kulturave dhe vendeve të ndryshme. Lufta për arritjen e barazisë së plotë gjinore kërkon vazhdimisht përpjekje dhe angazhim të palëkundur nga e gjithë shoqëria. Në këtë drejtim, Instituti IRPOC me ndihmën e donatorëve në kuadër të projekteve të ndryshme do të ngrisë zërin në: barazi gjinore, mundësi të barabarta, edukim dhe nxitje të ndërgjegjësimit, qasje të barabartë, masat për të parandaluar dhe luftuar kundër dhunës në baza gjinore, përfshirë dhunën në familje dhe abuzimin seksual etj.
ZHVILLIM SOCIAL
Zhvillimi social është një koncept që përshkruan progresin e shoqërisë në tërësi, duke u fokusuar në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, reduktimin e pabarazive dhe promovimin e integritetit dhe solidaritetit shoqëror. Instituti IRPOC ka për synim që me anë të projekteve të ndryshme dhe në bashkëpunim me institucionet shtetërore, organizata ndërkombëtare, shoqëri civile dhe akterë të tjerë të adresojë nevojat e ndryshme të njerëzve dhe të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë.
TË DREJTA TË FËMIJËVE
Të drejtat e fëmijëve janë të garantuara me akte juridike kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto të drejta u garantojnë fëmijëve mbrojtje dhe zhvillim të plotë në aspektin fizik, mendor, moral dhe social. Instituti IRPOC ka për qëllim që me aktivitetet e saj të mbrojë dhe të fuqizojë të drejtat e fëmijëve në sferat e ndryshme të jetës, duke përfshirë arsimimin, shëndetin dhe mirëqenien sociale. Të gjithë fëmijët pavarësisht racës, gjuhës, gjinisë, besimit fetar, etnisë, gjendjes ekonomike etj, kanë të drejtë të zhvillohen dhe të mbrohen nga çdo lloj kriminaliteti. Në vazhdën e kësaj fushe të aktiviteteve, Instituti IRPOC do të punoj edhe në drejtim të trajtimit të rasteve të atyre fëmijëve të cilët përballen me sistemin e drejtësisë përfshirë promovimin e riintegrimit dhe risocializimin e tyre me qëllim që në të ardhmen të luajnë një rol konstruktiv në shoqëri.