Skip to content
OBJEKTIVAT
- Zbërthimi i kuptimit dhe shkallës së krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti;
- Hulumtimi dhe analizimi i të dhënave për të identifikuar tendencat, shkaqet dhe impaktin e formave të krimit të organizuar në shoqëri;
- Monitorimi, vlerësimi i zbatueshmërisë së legjislacionit në raport me politikat për hulumtimin dhe parandalimin e dukurive kriminale;
- Promovimi i ndërgjegjësimit publik në lidhje me rrezikun dhe pasojat e krimit të organizuar si dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet e drejtësisë për të ndarë informacionin dhe për të ndërmarrë veprime të përbashkëta;
- Angazhimi në avokim për ndryshime ligjore dhe institucionale që do të mundësonin parandalimin dhe luftimin më të fuqishëm kundër krimit të organizuar;
- Ngritja e ndërgjegjësimit rreth nevojave dhe të drejtave të viktimave të krimit të organizuar dhe mbështetja e tyre përmes programeve të ndryshme mbrojtëse dhe mbështetëse;
- Vëzhgimi dhe hulumtimi i mënyrave se si teknologjitë e reja mund të ndikojnë në krim të organizuar dhe zhvillimi i mënyrave për të parandaluar keqpërdorimin e tyre nga grupet kriminale;
- Përparësitë dhe rreziqet e mediave në shoqëri me fokus të veçantë tek fëmijët
- Kequshqyerja (mbipesha) si formë e bullizimit që nxit konfliktet tek fēmijët;
- Ofrimi i edukimit mbi sistemin juridik për publikun e gjerë me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në këtë sistem;
- Zhvillimi, monitorimi dhe zbatimi i projekteve, programeve ose shërbimeve që ndërlidhen me fushën e hulumtimit dhe parandalimit të krimit të organizuar;
- Zhvillimi, monitorimi dhe zbatimi i projekteve, programeve ose shërbimeve të veçanta në edukimin ligjor të publikut për format e krimit të organizuar;
- Bashkëpunimi me institucione të tjera vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të sensibilizimit të opinionit të gjerë lidhur me mënyrat e parandalimit të krimit të organizuar, përfshirë organizimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera ndërvepruese;
- Bashkëpunimi me organizata tjera joqeveritare me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për hulumtimin dhe parandalimin e dukurive kriminale;
- Organizimi i diskutimeve publike brenda komunitetit me qëllim të rritjes së rolit të tyre në raport me ndërtimin e politikave për hulumtimin dhe parandalimin e krimit të organizuar;
- Hulumtimi, analizimi i të dhënave dhe hartimi i raporteve për dukuri të ndryshme kriminale;
- Bashkëpunimi me institucionet shtetërore dhe media për të prezantuar të gjeturat që do të përfshihen në raportet hulumtuese, etj.